Targjeli është festë " athinase " që zhvillohej për nder të Apollonit. Ajo festohej në fund të muajit maj ose prag qershori. Qëllimi i festës ishte që Apolloni tu mbronte prodhimet dhe të korrat. Emërtimi i kësaj feste në thelb shpreh veprimin e asaj pune që kryhet.Vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe, jo vetëm lexohet bukur por arrihet të kuptohen dhe përbërsit e ndërtimit të kësaj fjale. Për tu qartësuar, do ta zbërthejmë emërtimin e kësaj feste, pëmbajtja e se ciles shpreh qëllimin për mbrojtjen e prodhimit të të korrave. Jo më kotë ajo kryhet në muajin maj apo fillim qershori, pikërisht kur bimësia nuk është në periudhën e produktit frutor të saj. Ja çfarë bëjnë bujqit në fund tè muajit maj apo fillim qershori me bimësinë që ato të rrisin prodhimin. Këtu qëndron edhe thelbi i emërtimit të Targjelit. E analizojmë atë nëpërmjet gjuhës shqipe. Targjeli = Tar + gjeli. "Tar" në gjuhën shqipe do të thotë rralloj, heq të tepërtat. Gjeli = zogjtë e pulave që dalin mashkullor por që ka kuptim edhe në bimësi. Gjela në bujqësi janë sythet që dalin në sqetull të gjetheve. Nisur nga kjo me të drejtë do të themi, në "gjethe lind", gje - the - lind. Duke hequr rrokjen -the-, na ndërtohet fjala "gjelin". Kështu edhe bima për sythet e reja që dalin në sqetull të gjetheve, u thuhet në shqip gjelin. Rrallimi ose tarja e gjetheve ndërton fjalën TARGJELIN, pra pastrimin e bimësisë nga sythet e tepërta. Tarja e sytheve të tepërta e shëndosh bimësinë dhe si rrjedhojë bima rrit sasinë e prodhimit. Si përfundim, puna që kryhej e kryhet për shtimin e prodhimit, pra Tarja(rrallimi) e gjelit(sytheve të tepërta), e cila bëhej e bëhet në fund të muajit maj apo fillim qershori, u emërtua si festa e prodhimit duke e pagëzuar atë me emrin Targjeli.
Ky emërtim, që kishte lidhje direkte me shtimin e prodhimit, ndeshet shpesh edhe tek disa emra kryesisht femëror në gjuhën shqipe. U viheshin emra të tillë femrave për t'u uruar lindëshmëri të mbarë. Edhe sot ka shumë femra me emrin Angjelina që do të thotë në An - gje(thes) - lind(a). Një emër tjetër është Margjelin që zbërthehet, Mar - gjelo. Pjesa e parë e kësaj fjale, -mar-, kupto veprimin me marr, e hoqi, ja heq, ja mar-, ja marr gjelin (sythin e ri). S'ka si të mos na kujtohet kënga popullore shkodrane Margjelo mori Margjel, e cila ka zenë një vend të pa diskutushëm në fondin e artë të muzikës shqiptare. Emra të tillë janë e mbeten autentik të gjuhës e kulturës tonë e cila nuk u shua edhe pse aq shumë e kanë sulmuar.
Festa e Targjelit i ka rrënjët shumë e shumë shekuj më parë nga një popull që dhe vetë ai e emërtoi atë. Ai është njohur dhe emërtuar qysh në lashtësi si populli hyjnor Pellazg dhe gjuha që fliste cilësohej po hyjnore. Pikërisht nga ajo popullsi e ka zanafillën populli ynë shqiptar i cili ka ditur ta ruaj gjuhën e të parëve dhe shumë tradicione që përpiqen t'ja mohojnë
L . S
No comments:
Post a Comment