Gjithkush nëpërmjet gjuhës shqipe, me ose pak mundim, mund të transikptoi dhumë e shumë emra apo fjalë, që deri më sot gabimisht janë konsideruar si heklene apo të një kombësie tjetër. Objekti i këtij shkrimi dhe i shumë shkrimeve të tjera, do të jenë në qartësimin e shumë emra mitesh e personazhesh historik që grekët i kanë përvehtesuar si të tyret e bashkë me to edhe kulturën burimore. Këtë rradhë pëzgjodha dy hernjtë mitik legjendar, vëllezrit Dioskurë, për të cilët janë krijuar shumë vepra artistike në pikturë, skulpturë, muzikë, etj. Por cilët janë vëllezrit Dioskurë? Pse u quajtën të tillë dhe çkuptim kanë emrat e tyre? Para se të trajtoj përmbajtjen kuptimplote të emrave të tyre, tepër shkurtimisht po përmend ç'thotë mitologjia për këtë mit.
Mbreti i Etolisë Thesti, kishte një vajzë që quhej Leda. Ajo ishte bërë e njohur në të gjithë vendin për bukurin hyjnore që kishte. Mbreti i Spartës, Tindari, martohet me atë dhe bënë dy fëmijë, Klitemnesrën dhe Kastorin. Duke qenë se ajo gëzonte një bukuri hyjnore, Zeusi arrin të krijoi lidhje me Ledën. Nga ajo lidhje dualën në dritë edhe dy jëmijë të tjerë, Helena e bukur dhe Poluksi (Polideuku). Dy vëllezrit me nënë, Kastori dhe Polideuku, u quajtën Dioskurë sepse sipas mitit konsideroheshin bijtë e Zeusit (Dios - kuros = bijtë e hyjnisë). Kastori ishte i vdekshëm kurse Polideuku i pa vdekshëm. Ata bënë një jetë mbushur me lavdi ku spikaste edhe dashuria ideale ndërmjet tyre, ndaj së cilës vet Zeusi e shihnte me admirim. Kur Kastori vritet, dhimbja e madhe pllakosi aq shumë në shpirtin e Poluksit për të vëllan, sa që vet Zeusi u ligështua e u deshpërua shumë për dhimbjen që ndjente biri i tij. Për më shumë mund ta lexoni të plotë mitin.
Tani le të analizojmë emërtimet e këtij miti. Pasi u lodhëm me gjuhën greke, nuk u arrit asnjë përfundim kuptimplotë. Falë gjuhës shqipe, të gjitha emërtimet na u bënë aq të qarta sa më të drejtë mund të themi se themeli i tyre qendron pikërisht tek kultura e atij populli që dhe sot ata marrin një kuptim real e konkret. Dioskur, është një emër i përbërë nga përkatësia specifike e dy vëllezërve, pasi njëri ishte i pavdekshëm ( Poluksi) dhe tjetrri i vdekshëm (Kastori). Le ta zbërthejme këtë emër si vijon, - Di-(o) -skuro - Rrokja e parë - Di - e emrit personifikon ditën , - (o) - ose, dhe rrokja e dyte - skure - skuro ( e errët) do të thotë natë. Pra emërtimi Dioskurë zbërthehet ne shqipe ditë o natë, me qartë ditë ose natë. Pra nuk mund të kemi ditën natë dhe natën ditë. Këto të dyja janë përjetësisht të ndara në mënyrë të barabartë, 6 muaj nate dhe 6 muaj dite në gjithë kontekstin vjetor.
Po a ekzistojne netë dhe ditë të tilla në tokë? Pa tjetër që ekzistojne. Ato janë netët dhe ditët polare prej nga del qartë se yjet binjak janë Ylli i polit te veriut dhe Ylli i polit te jugut. Duke qenë se Ylli polar i jugut qëndron ne hapësiren qiellore te hemisferës së jugut, nuk shihet nga hemisfera veriore, si rrjedhojë konsiderohej prej tyre i botës së përtejme. Këta dy yje u caktuan për binjakët Dioskurë ( Keshtu thirreshin dy vellezerit), pra i dites dhe i nates, kur lind njeri perendon tjetri dhe anasjelltas. Ketë gjë e bën të qartë dhe miti kur thuhet: Zeusi pranoi qe nga ajo dite ( e vrasjes se Kastorit nga Idasi) vëllezërit, një ditë (polare) të enden nepër fushat e zymta te mbretërise, së hijeve te te vdekurve, ndersa ditën tjetër, te jetonin se bashku me perendite ne pallatin e Zeusit. Me te drejte mund te thuhet se a njiheshin polet mijra e mijra vjet me pare?! Nga zbulimet eshte vertetuar gjetja e hartes se Antarktides shume me perpara se ajo te mbulohej nga akujt.
Le të shikojmë tani se ç'përmajtje kane emrat e te dy vëllezërve. Zbërthejmë në fillim emrin POLUKS. E ndajmë atë në rrokje, PO + LUKS që do të thotë Poli i zbardhur,i pa dukshëm, pra i ditës. Eshtë kjo arsyeja që edhe emri i dytë i POLUKSIT është POLIDEUKU, ka në përmbajtje po të njëjtën gjë, poli i ditës. Ai është i padukshëm pavarësisht se poli ndodhet po aty ku ishte( poli i veriut yjor) por nën efektin e dritës së diellit ai zbardhet dhe fshihet nga shikimi ynë. Kështu mund të themi se ditën jemi të verbër për të parë yjet. Emërtimi i heroit të dytë KASTORI, zbërthehet në këtë mënyrë, K=Ylli, st=shtat i orit (Ori është gjiri në AL) ose ORIGJINAL.Kjo do të thotë se Ori i Gjirit në AL shikohet vetëm dhe vetëm natën. Pra ai u quajt Kastori( i natës ) në funksion të përmbajtjes së veprimit të tij.Nga zbërthimi në shqip nuk mund të shpëtojë as emri i TINDARIT. E zbërthejmë atë: TI +NDARI / TE+NDARI / TE+NDARET. Pra në përmbajtje emri i Tindarit (Tendarët ) është përcaktruar nga ndryshushmëria reale e dy fëmijëve që përcaktonin ditën dhe natën. Pra dita dhe nata janë përjetësisht të ndara mbi bazën e së cilës u bë personifuikimi i të dy fëmijëve ( Poluksi i ditës dhe Kastori i natës ).
Të shikojmë tani edhe emrin e nënës së tyre. Ajo quhej Leda, zbërthimi i të cilës vetëm në shqip na jep një rezultat kuptimplotë të saj. LEDA ... LE = LEU = LIND. Duke i shtuar -D-(d = dielli) e cila personifikon ditën, mund të themi, bijtë e Lend - dita, Lind - dita, Linditës (Leda). Këtu e kaq burimin femëror emri shqip, aq i bukur edhe sot, Lind-dita, LINDITA. Në mit thuhet se Kastori (yjet e natës) u vra nga Idasi. Idasi është asi i desë, asi i ditës, pra dita ka armik të sajën natën.
Për të kuptuar saktë atë çfarë po lexoni e do të lexoni në vijim të këtyre shkrimeve, më duhet tu bëj të qartë se përjetësia, vdekja, ringjallja, etj.duhen kuptuar si fenomene qiellore dhe yjore reale, të cilat pellazgët i kanë trajtuar me emërtime njerëzish dhe kafshësh. Pikërisht nga ato fenomene, nga vrojtimi i vemendshëm që i bënin kupës qiellore,na dhanë të gatëshme shumë arritje në fusha të ndryshme të cilat kanë shërbyer e shërbejnë si themele të kulturës së derisotme e në vazhdim.
Sa me shumë kënaqësi e përmendin grekët e sotëm Zeusin. Ata e konsiderojnë atë si auerol të kulturës e të zanafillës tyre. Qesharake. Dihet nga të gjithë historianët, duke filluar nga më të lashtët, se Zeusi i takonte një populli tjetër, dhe kur mbritën të ashtuquajturit grekë, e gjetën Zeusin dhe mitet që rridhnin prej tij. Zeusi dhe mitet janë lenë trashëgim nga njerëzit hyjnor, pellazgët, sikundër janë cilësuar nga filozofët dhe historianët më të hershëm. Ishin pikërisht ata pellazg që pagëzuan me emra mite e ndodhi, dhe është po ajo gjuhë e tyre hyjnore -shqipja- që i bëjnë ato të flasin e të kuptohen.
L .S
Kastori ka kuptimin e kashtes te tokesorit, ndersa poluksi duhet te jete pellumbi. Pra nje tokesor dhe nje hyjnor.
ReplyDelete