Thursday, October 13, 2011
PANDORA
Pandora është emri i gruas se parë te gjinisë njerëzore. Sipas legjendës Zeusi, i zemëruar nga Prometeu që kishte rrëmbyer zjarrin për t'ua shpërndarë njerëzve, urdhëroi Hefestin që të krijonte një grua, e cila me bukurinë e saj të çonte mjerimin në tokë. Atë femer që do të krijonte, Zeusi e kishte menduar që ta martonte me të vëllain e Prometeut, me Epimeteun. Hefesti menjëherë e plotësoi urdhrin e Zeusit. Perëndite i bëne asaj ( Pandorës) dhurata. Atena i dha mençurinë dhe rroba të bukura që i kishte bërë vetë; Hermesi i dha gojëtarinë; Apolloni talentin për muzikë. Nga dhuratat që i bënë perëndite ( sipas përpunimit gjuhësor grek) u formua emri i saj Pandora ( greqisht pan = të gjitha dhe doras = dhuratë ). E pajisur me këto dhurata Hermesi e çoi Pandorën tek Epimeteu, i cili nuk refuzoi te martohej me të. Veprimi i Epimeteut ishte në kundërshtim me këshillen që i kishte dhënë vellai, Prometeu, që të mos pranonte asnjë dhuratë nga Zeusi. Në shtepinë e Epimeteut gjendej një kuti e mbyllur, te cilën ai e kishte në ruajtje që mos ta hapte askush. Pandora, tashmë gruaja e Epimeteut, kureshtare ndaj asaj qe fshihej në atë kuti, e hapi atë. Me hapjen e asaj kutie dolen jashtë të gjitha të këqijat dhe mjerimet që mund të hidhëronin gjininë njerëzore, si sëmundjet, luftërat, urinë dhe gjyqet. Menjëhere keto të këqija u shpërndanë në te gjithë botën. I tmerruar nga kjo pamje, Epimeteu nxitoi dhe e mbylli kutinë, por ishte vonë. Në kuti nuk kishte mbetur asgjë veçse shpresa. Që nga ajo kohë njerëzit filluan te vuajnë nga ato mjerime.
Kjo ishte shkurtimisht permbajtja e mitit te Pandores. Po si duhet kuptuar ajo? Duke iu drejtuar gjuhës shqipe, idetë e saj dalin qarte sikur të kishte lindur po prej saj, pikërisht nga ai popull që dhe e emërtoi. Le ta zbërthejmë atë :
Emërtimi Pandora lehtësisht zbërthehet ne Pa + n + dorë. Ky zbërthim merr dy kuptime tek pjesëza e pare: "Pa". Ne kuptimin e parë ajo të lë të kuptosh atë çka shikon, Pa- (ështe veta e tretë e foljes në shqip me pa), kuptoje edhe shikoi , që ështe ekuivalente me foljen - pa- po në shqip. Ne kuptimin e dytë kemi : Pa= pati, qe me pjesën tjetër te fjalës nënkupton: E pati ne dorë, pra Pandorë = i pa ne dorë ose i pati ne dorë. Dhuratat qe iu bënë Pandorës nga perënditë, ajo i Pa ne dorë. Ato çka " pa në dorë" ishin: Mençuria apo Dituria nga Atena; Gojëtaria nga Hermesi që nënkupton të ndërmjetmin; Muzika nga Apolloni; Dashuria martesore e Epimeteut dhe nga Zeusi kutia e fshehte. Tani le të zbërthejmë elementët e dhuratave që Pandora i pa dhe i pati në dorë. Ato kanë qenë simbolika të fshehta ndërmjet asaj qe i tregohet. Atena do te thote "maje". Majat e gishtave te pellembes se hapur dhe me gishta te hapur ne drejtim nga qielli, tregojne: " Gishti i madh i dores, se majte i vendosur mbi yllin polar verior tregon veriun, gishti tregues i dores se majte tregon drejtimin verior diellor qe dielli e arrin me 25 qershor, gishti i unazes eshte i drejtuar nga mesi i qiellit ku dielli ndodhet me 23 mars dhe 23 shtator; gishti i unazes eshte i drejtuar ne drejtim te diellit jugor me 24 dhjetor dhe gishti i vogel eshte i drejtuar nga poli i jugut. Kjo pershtatje vertetesore ishte mençuria apo dituria, dhurata e pare e Atenes per Pandoren.
Hermesi ose i ndermjetmi qe i fali gojetarine Pandores, nenkupton hapesirat ndermjet gishtave te dores qe kane formen e gojes, te cilat jane kater. Te kater keto hapesire apo " goje" formojne kendet e tyre perkatese. Keshtu midis gishtit te madh dhe atij tregues te dores se majte, formohet ne qiell kendi 66°33', hapesira nga gishti tregues deri te gishti gjate formon kendin 23°27', nga gishti i gjate formohet kendi qiellor 90°, nga gishti i gjate deri te gishti i unazes formohet kendi 23°27' etj. Nderthurja e kendeve si dhe hapesirave midis tyre, vecanerisht kur merret ne analize me luhatjen diellore veri-jug, krijojne katër stinët per bukurine e seciles prej tyre mund te flasesh pafund. Po për ta bëreë këtë, duhet gojëtari të cilën Hermesi ia fali Pandores.
Muzikën e Apollonit, Pandora e pa në dorë jo si mjet per t'i rënë vegles muzikore, por ajo pa të ndërtuar pentagramin. Çdo gisht ishte nje vijë dhe çdo hapesire boshe një fushë. Me atë çka pa Pandora për muzikën në dorë u ndërtua pentagrami i pare: pese vija dhe katër fusha.
Epimeteu i fali pandorës dashurine martesore. Simbolikën e kësaj martese, unazën. Pandora e vendosi në gishtin e katërt.
Dhurata e pestë erdhi prej Zeusit, e mbyllur dhe e fshehte. Nje kuti e lenë në harrese dhe qe ruhej nga Epimeteu.
Kështu dhuratat e perendive per Pandorën u plotësuan sa ishin gishtat e dorës. Po ç'mund të flitet për gishtin e pestë te Zeusit? Ç'është kjo dhuratë që na hynë sa shumë dhe pak në punë? Hapja e gishtit të pestë hapi faqen e dorës tjetër. Dora tjetër nuk ishte dhrata e perëndive por të keqijat e një perëndie. Ndoshta, jo pa qellim, në mit gishti i vogel ishte i shpresës. Të gjitha së bashku, çka përbenin dhuratat e Zeusit, u plotësuan te dhjetë gishtat e duarve. Të gjitha ato, shkencat e miresise dhe fatkeqesite sebashku me shpresen, Pandora i Pa dhe i Pati ne dore. Ne duart e saj ishte fati i njerezve qe ajo pati, por s'i ka më se i shpëtuan e s'mund t'i ndalë më.
Për sa zbërtheva, vetëm ndërmjet gjuhës së shenjtë shqipe, ashtu si shumë mite të tjera, edhe Pandora komunikon shumë qartë në këtë gjuhë.
L . S.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment