Thursday, November 3, 2011

TARGJELI - FLET SHQIP -

            Targjeli është festë  " athinase " që zhvillohej për nder të Apollonit. Ajo  festohej në fund të muajit maj ose prag qershori. Qëllimi i festës ishte që Apolloni tu mbronte prodhimet dhe të korrat. Emërtimi i kësaj feste në thelb shpreh veprimin e asaj pune që kryhet.Vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe, jo vetëm lexohet bukur por arrihet të kuptohen dhe përbërsit e ndërtimit të kësaj fjale. Për tu qartësuar, do ta zbërthejmë emërtimin e kësaj feste, pëmbajtja  e se ciles  shpreh qëllimin për  mbrojtjen e prodhimit të të korrave. Jo më kotë ajo kryhet në muajin maj apo fillim qershori, pikërisht kur bimësia nuk është në periudhën e produktit frutor të saj. Ja çfarë bëjnë bujqit në fund tè muajit  maj apo fillim qershori me bimësinë  që ato të rrisin prodhimin. Këtu qëndron edhe thelbi i emërtimit të Targjelit. E analizojmë  atë nëpërmjet gjuhës shqipe. Targjeli = Tar + gjeli. "Tar" në gjuhën shqipe do të thotë rralloj, heq të tepërtat. Gjeli = zogjtë e pulave që dalin mashkullor por që ka kuptim edhe në bimësi. Gjela në bujqësi janë sythet që dalin në sqetull të gjetheve. Nisur nga kjo me të drejtë do të themi, në "gjethe lind", gje - the - lind. Duke hequr rrokjen -the-, na ndërtohet fjala "gjelin". Kështu edhe bima për sythet e reja që dalin në sqetull të gjetheve, u thuhet në shqip gjelin. Rrallimi ose tarja e gjetheve ndërton fjalën  TARGJELIN, pra pastrimin e bimësisë nga sythet e tepërta. Tarja e sytheve të tepërta e shëndosh bimësinë dhe si rrjedhojë bima rrit sasinë e prodhimit. Si përfundim, puna që kryhej e kryhet për shtimin e prodhimit, pra Tarja(rrallimi) e gjelit(sytheve të tepërta), e cila bëhej e bëhet në fund të muajit maj apo fillim qershori, u emërtua  si festa e prodhimit duke e pagëzuar atë me emrin Targjeli.
              Ky emërtim, që kishte lidhje direkte me shtimin e prodhimit, ndeshet shpesh edhe tek disa emra kryesisht  femëror në gjuhën shqipe.  U viheshin  emra të tillë  femrave për t'u uruar lindëshmëri të mbarë. Edhe sot ka shumë femra me emrin  Angjelina që do të thotë në An - gje(thes) - lind(a). Një emër tjetër është Margjelin që zbërthehet,  Mar - gjelo. Pjesa e parë e kësaj fjale, -mar-, kupto veprimin me marr, e hoqi, ja heq, ja mar-, ja marr gjelin (sythin e ri). S'ka si të mos na kujtohet kënga popullore shkodrane Margjelo mori Margjel, e cila ka zenë një vend të pa diskutushëm në fondin e artë të muzikës shqiptare. Emra të tillë janë e mbeten autentik të gjuhës e kulturës tonë e cila nuk u shua edhe pse aq shumë e kanë sulmuar.
              Festa e Targjelit i ka rrënjët shumë e shumë shekuj më parë nga një popull që dhe vetë ai e emërtoi atë. Ai është njohur dhe emërtuar qysh në lashtësi  si populli hyjnor Pellazg dhe  gjuha që fliste cilësohej po hyjnore. Pikërisht nga ajo popullsi e ka zanafillën populli ynë shqiptar i cili ka ditur ta ruaj gjuhën e të parëve dhe shumë tradicione që përpiqen t'ja mohojnë  
                                                                                                                              L . S

Thursday, October 13, 2011

PANDORA


              Pandora është emri i gruas se parë te gjinisë njerëzore. Sipas legjendës Zeusi, i zemëruar nga Prometeu që kishte rrëmbyer zjarrin për t'ua shpërndarë njerëzve, urdhëroi  Hefestin që të krijonte një grua, e cila me bukurinë e saj të çonte mjerimin në tokë. Atë femer që do të krijonte, Zeusi e kishte menduar që ta martonte me të vëllain e Prometeut, me Epimeteun. Hefesti menjëherë e plotësoi urdhrin e Zeusit. Perëndite i bëne asaj   ( Pandorës) dhurata. Atena i dha mençurinë dhe rroba të bukura që i kishte bërë vetë; Hermesi i dha gojëtarinë; Apolloni talentin për muzikë. Nga dhuratat që i bënë perëndite ( sipas përpunimit gjuhësor grek) u formua emri i saj Pandora ( greqisht pan = të gjitha dhe doras = dhuratë ). E pajisur me këto dhurata Hermesi e çoi Pandorën  tek Epimeteu, i cili nuk refuzoi te martohej me të. Veprimi i  Epimeteut ishte në kundërshtim me këshillen që i kishte dhënë vellai, Prometeu, që të mos pranonte asnjë dhuratë nga Zeusi. Në shtepinë e Epimeteut gjendej një kuti e mbyllur, te cilën ai e kishte në ruajtje që mos ta hapte askush. Pandora, tashmë gruaja e Epimeteut, kureshtare  ndaj asaj qe fshihej në atë kuti, e hapi atë. Me hapjen e asaj kutie dolen jashtë  të gjitha të këqijat  dhe mjerimet  që mund të hidhëronin  gjininë njerëzore, si sëmundjet, luftërat, urinë dhe gjyqet. Menjëhere keto të këqija u shpërndanë në te gjithë botën. I tmerruar nga kjo pamje, Epimeteu nxitoi dhe e mbylli kutinë, por ishte vonë. Në kuti nuk kishte mbetur asgjë veçse shpresa. Që nga ajo kohë njerëzit filluan te vuajnë nga ato mjerime.

            Kjo ishte shkurtimisht permbajtja e mitit te Pandores. Po si duhet kuptuar ajo? Duke iu drejtuar  gjuhës shqipe, idetë e saj dalin qarte sikur të kishte lindur po prej saj, pikërisht nga ai popull që dhe e emërtoi. Le ta zbërthejmë atë :

            Emërtimi Pandora lehtësisht zbërthehet ne Pa + n + dorë. Ky zbërthim merr dy  kuptime tek pjesëza e pare: "Pa". Ne kuptimin e parë ajo të lë të kuptosh atë çka shikon, Pa- (ështe veta e tretë e foljes në shqip me pa), kuptoje  edhe shikoi , që ështe ekuivalente me foljen - pa- po në shqip. Ne kuptimin e dytë kemi : Pa= pati, qe me pjesën tjetër te fjalës  nënkupton: E pati ne dorë, pra Pandorë = i pa ne dorë ose i pati ne dorë. Dhuratat qe iu bënë Pandorës nga perënditë, ajo i Pa ne dorë. Ato çka " pa në dorë" ishin: Mençuria apo Dituria nga Atena; Gojëtaria  nga Hermesi që nënkupton të ndërmjetmin; Muzika nga Apolloni; Dashuria martesore e Epimeteut dhe nga Zeusi kutia e fshehte. Tani le të zbërthejmë elementët e dhuratave që Pandora i pa dhe i pati në dorë. Ato kanë qenë simbolika të fshehta ndërmjet asaj qe i tregohet. Atena do te thote "maje". Majat e gishtave te pellembes se hapur dhe me gishta te hapur ne drejtim nga qielli, tregojne: " Gishti i madh i dores, se majte i vendosur mbi yllin polar verior tregon veriun, gishti tregues i dores se majte  tregon drejtimin verior diellor qe dielli e arrin me 25 qershor, gishti i unazes eshte i drejtuar nga  mesi i qiellit  ku dielli ndodhet me 23 mars dhe 23 shtator; gishti i unazes eshte i drejtuar ne drejtim te diellit jugor me 24 dhjetor dhe gishti i vogel eshte  i drejtuar nga poli i jugut. Kjo pershtatje vertetesore ishte mençuria apo dituria, dhurata e pare e Atenes per Pandoren.

            Hermesi ose i ndermjetmi qe i fali gojetarine Pandores, nenkupton  hapesirat ndermjet gishtave te dores qe kane formen e gojes, te cilat jane kater. Te kater keto hapesire  apo " goje" formojne kendet e tyre perkatese. Keshtu midis gishtit te madh  dhe atij tregues te dores se majte, formohet ne qiell kendi 66°33', hapesira nga gishti tregues deri te gishti  gjate formon kendin 23°27', nga gishti i gjate formohet kendi qiellor 90°, nga gishti i gjate deri te gishti i unazes formohet kendi 23°27' etj. Nderthurja e kendeve si dhe hapesirave midis tyre, vecanerisht kur merret ne analize me luhatjen diellore veri-jug,  krijojne  katër stinët per bukurine e seciles prej tyre mund te flasesh pafund. Po për ta bëreë këtë, duhet gojëtari të cilën Hermesi ia fali Pandores.

              Muzikën e Apollonit, Pandora e pa në dorë jo si mjet per t'i rënë vegles muzikore, por ajo pa të ndërtuar pentagramin. Çdo gisht ishte nje vijë dhe çdo hapesire boshe një fushë. Me atë çka pa Pandora për muzikën në dorë u ndërtua pentagrami i pare: pese vija dhe katër fusha.

              Epimeteu i fali pandorës dashurine martesore. Simbolikën e kësaj martese, unazën. Pandora e vendosi në gishtin e katërt.

              Dhurata e pestë erdhi prej Zeusit, e mbyllur dhe e fshehte. Nje kuti e lenë në harrese dhe qe  ruhej nga Epimeteu.

               Kështu dhuratat e perendive per Pandorën u plotësuan sa ishin gishtat e dorës. Po ç'mund të flitet  për gishtin e pestë te Zeusit? Ç'është kjo  dhuratë që na hynë sa shumë dhe pak në punë?  Hapja e gishtit të pestë hapi faqen e dorës tjetër. Dora tjetër nuk ishte dhrata e perëndive por të keqijat e një perëndie. Ndoshta, jo pa qellim, në mit gishti i vogel ishte i shpresës. Të gjitha së bashku, çka përbenin dhuratat e Zeusit, u plotësuan te dhjetë gishtat  e duarve. Të gjitha ato, shkencat e miresise dhe fatkeqesite sebashku me shpresen, Pandora i Pa dhe i Pati ne dore. Ne duart e saj ishte fati i njerezve qe ajo pati, por s'i ka më se i shpëtuan e s'mund t'i ndalë më.

               Për sa zbërtheva, vetëm ndërmjet gjuhës së shenjtë shqipe, ashtu si shumë mite të tjera, edhe Pandora komunikon shumë qartë në këtë gjuhë.
                                                                                                                   L . S.

DIOSKURET

               Gjithkush nëpërmjet gjuhës shqipe, me ose pak mundim, mund të transikptoi dhumë e shumë emra apo fjalë, që deri më sot gabimisht janë konsideruar si heklene apo të një kombësie tjetër. Objekti i këtij shkrimi dhe i shumë shkrimeve të tjera, do të jenë në qartësimin e shumë emra mitesh e personazhesh historik që grekët i kanë përvehtesuar si të tyret e bashkë me to edhe kulturën burimore. Këtë rradhë pëzgjodha dy hernjtë mitik legjendar, vëllezrit Dioskurë, për të cilët janë krijuar shumë vepra artistike në pikturë, skulpturë, muzikë, etj. Por cilët janë vëllezrit Dioskurë? Pse u quajtën të tillë dhe çkuptim kanë emrat e tyre? Para se të trajtoj përmbajtjen kuptimplote të emrave të tyre, tepër shkurtimisht po përmend ç'thotë mitologjia për këtë mit.
               Mbreti i Etolisë Thesti, kishte një vajzë që quhej Leda. Ajo ishte bërë e njohur në të gjithë vendin për bukurin hyjnore që kishte. Mbreti i Spartës, Tindari, martohet me atë  dhe bënë dy fëmijë, Klitemnesrën dhe Kastorin. Duke qenë se ajo gëzonte një bukuri hyjnore, Zeusi arrin të krijoi lidhje me Ledën. Nga ajo lidhje dualën në dritë edhe dy jëmijë të tjerë, Helena e bukur dhe Poluksi (Polideuku). Dy vëllezrit me nënë, Kastori dhe Polideuku, u quajtën Dioskurë sepse sipas mitit konsideroheshin bijtë e Zeusit (Dios - kuros = bijtë e hyjnisë). Kastori ishte i vdekshëm kurse Polideuku i pa vdekshëm. Ata bënë një jetë mbushur me lavdi ku spikaste edhe dashuria ideale ndërmjet tyre, ndaj së cilës vet Zeusi e shihnte me admirim. Kur Kastori vritet, dhimbja e madhe pllakosi aq shumë në shpirtin e Poluksit për të vëllan, sa që vet Zeusi u ligështua e u deshpërua shumë për dhimbjen që ndjente biri i tij. Për më shumë mund ta lexoni të plotë mitin.
               Tani le të analizojmë emërtimet e këtij miti. Pasi u lodhëm me gjuhën greke, nuk u arrit asnjë  përfundim kuptimplotë. Falë gjuhës shqipe, të gjitha emërtimet na u bënë aq të qarta sa më të drejtë mund të themi se themeli i tyre qendron pikërisht tek kultura e atij populli që dhe sot ata marrin një kuptim real e konkret. Dioskur, është një emër i përbërë nga përkatësia specifike e dy vëllezërve, pasi njëri ishte i pavdekshëm  ( Poluksi) dhe tjetrri i vdekshëm (Kastori). Le ta zbërthejme këtë emër si vijon, - Di-(o) -skuro - Rrokja e parë - Di - e emrit personifikon ditën , - (o) - ose, dhe rrokja e dyte - skure - skuro ( e errët) do të thotë natë. Pra emërtimi Dioskurë zbërthehet ne shqipe ditë o natë, me qartë ditë ose natë. Pra nuk mund të kemi ditën natë dhe natën ditë. Këto të dyja janë përjetësisht të ndara në mënyrë të barabartë, 6 muaj nate dhe 6 muaj dite në gjithë kontekstin vjetor.

               Po a ekzistojne netë dhe ditë të tilla në tokë? Pa tjetër që ekzistojne. Ato janë netët dhe ditët polare  prej nga del qartë se yjet binjak janë Ylli i polit te veriut dhe Ylli i polit te jugut. Duke qenë se Ylli polar i jugut qëndron  ne hapësiren qiellore te hemisferës së jugut, nuk shihet nga hemisfera veriore, si rrjedhojë konsiderohej prej tyre i botës së përtejme. Këta dy yje u caktuan për binjakët Dioskurë ( Keshtu thirreshin dy vellezerit), pra i dites dhe i nates, kur lind njeri perendon tjetri dhe anasjelltas. Ketë gjë e bën të qartë dhe miti kur thuhet: Zeusi pranoi qe nga ajo dite ( e vrasjes se Kastorit nga Idasi) vëllezërit, një ditë (polare) të enden  nepër  fushat e zymta te mbretërise, së hijeve  te te vdekurve, ndersa ditën tjetër, te jetonin se bashku me perendite ne pallatin e Zeusit. Me te drejte mund te thuhet se a njiheshin polet mijra e mijra vjet me pare?! Nga zbulimet eshte vertetuar gjetja e hartes se Antarktides shume me perpara se ajo te mbulohej nga akujt.
              Le të shikojmë tani se ç'përmajtje kane emrat e te dy vëllezërve. Zbërthejmë në fillim emrin POLUKS. E ndajmë atë në rrokje, PO + LUKS që do të thotë Poli i zbardhur,i pa dukshëm, pra i  ditës. Eshtë kjo arsyeja që edhe emri i dytë i POLUKSIT  është POLIDEUKU, ka në përmbajtje po të njëjtën gjë, poli i ditës.  Ai është i padukshëm pavarësisht se poli ndodhet po aty ku ishte( poli i veriut yjor) por nën efektin e dritës së diellit ai zbardhet dhe fshihet nga shikimi ynë. Kështu mund të themi se ditën jemi të verbër për të parë yjet. Emërtimi i heroit të dytë KASTORI, zbërthehet në këtë mënyrë, K=Ylli, st=shtat i orit (Ori është gjiri në AL) ose ORIGJINAL.Kjo do të thotë se Ori i Gjirit në AL shikohet vetëm dhe vetëm natën. Pra ai u quajt Kastori( i natës ) në funksion të përmbajtjes së veprimit të tij.Nga zbërthimi në shqip nuk mund të shpëtojë as emri i TINDARIT. E zbërthejmë atë: TI +NDARI / TE+NDARI / TE+NDARET. Pra në përmbajtje emri i Tindarit (Tendarët ) është përcaktruar nga ndryshushmëria reale e dy fëmijëve që përcaktonin ditën dhe natën. Pra dita dhe nata janë përjetësisht të ndara mbi bazën e së cilës u bë personifuikimi i të dy fëmijëve ( Poluksi i ditës dhe Kastori i natës ).
            Të shikojmë tani edhe emrin e nënës së tyre. Ajo quhej Leda, zbërthimi i të cilës vetëm në shqip na jep një rezultat kuptimplotë të saj. LEDA ... LE = LEU = LIND. Duke i shtuar -D-(d = dielli) e cila personifikon ditën, mund të themi, bijtë e Lend - dita, Lind - dita, Linditës (Leda). Këtu e kaq burimin femëror emri shqip, aq i bukur edhe sot, Lind-dita, LINDITA. Në mit thuhet se Kastori (yjet e natës) u vra nga Idasi. Idasi është asi i desë, asi i ditës, pra dita ka armik të sajën natën.
             Për të kuptuar saktë atë çfarë po lexoni e do të lexoni në vijim të këtyre shkrimeve, më duhet tu bëj të qartë se përjetësia, vdekja, ringjallja, etj.duhen kuptuar si fenomene qiellore dhe yjore reale, të cilat pellazgët i kanë trajtuar me emërtime njerëzish dhe kafshësh. Pikërisht nga ato fenomene, nga vrojtimi i vemendshëm që i bënin kupës qiellore,na dhanë të gatëshme shumë arritje në fusha të ndryshme të cilat kanë shërbyer e shërbejnë si themele të kulturës së derisotme e në vazhdim.
            Sa me shumë kënaqësi e përmendin grekët e sotëm Zeusin. Ata e konsiderojnë atë si auerol të kulturës e të zanafillës tyre. Qesharake. Dihet nga të gjithë historianët, duke filluar nga më të lashtët, se Zeusi i takonte një populli tjetër, dhe kur mbritën të ashtuquajturit grekë, e gjetën Zeusin dhe mitet që rridhnin prej tij. Zeusi dhe mitet janë lenë trashëgim nga njerëzit hyjnor, pellazgët, sikundër janë cilësuar nga  filozofët dhe historianët më të hershëm. Ishin pikërisht ata pellazg që pagëzuan me emra mite e ndodhi, dhe është po ajo gjuhë e tyre hyjnore -shqipja- që i bëjnë ato të flasin e të kuptohen.
                                                                                                                      
                                                                                                                                L .S